Udhëtarët nga zonat e rrezikut karantinë pas mbërritjes në Gjermani


Personat që kthehen në Gjermani nga rajone të konsideruara me rrezik të lartë të pandemisë së koronavirusit duhet të izolohen deri në 14 ditë, por do të kenë mundësinë e daljes nga karantina në ditën e pestë, pas paraqitjes së një rezultati negativ të testit të COVID-19.

Masa u vendos gjatë bisedimeve të sotme mes kancelares Angela Merkel dhe krerëve të 16 landeve të Gjermanisë.

“Rregullat e reja mund të hyjnë në fuqi nga 1 tetori”, thanë burime pranë takimit.

Më parë, udhëtarët që ktheheshin nga zonat me rrezik të lartë u kërkohej të testoheshin në kufi dhe të përballeshin me një karantinë 14-ditore vetëm nëse rezultati i testit COVID-19 ishte pozitiv.

Qeveria federale po u bën thirrje autoriteteve shtetërore të zbatojnë në mënyrë efikase rregullat e reja të karantinës, me gjobë për ata që i shkelin.

LEXO EDHE:

Back to top button