Ukrainasit godasin mercenarët e grupit Wagner, raportohet për shumë viktima

Ukrainasit godasin mercenarët e grupit Wagner, raportohet për shumë viktima

Rojat kufitare ukrainase raportohet se kanë kryer sulme të suksesshme në drejtim të mercenarëve të Wagnerit në qytetin lindor të Soledarit.

Zyrtarët thanë se ata kanë pësuar viktima të shumta ndërsa janë tërhequr si rezultat i granatimeve.

Kjo vjen disa orë pasi ushtria ukrainase pretendoi se rreth 100 trupa ruse ishin vrarë në Soledar pasi mbrojtësit ukrainas filluan një sulm.

Serhiy Cherevaty, një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës, kishte mohuar gjithashtu pretendimet e mercenarëve të Grupit Wagner se Soledar ishte nën kontrollin rus.

Në një deklaratë, autoritetet ukrainase thanë se “në Soledar, njësia e mortajave kufitare qëlloi mbi pushtuesit. Këmbësoria armike po grumbullohej në një nga oborret, rojet kufitare hapën zjarr me mortaja 82 mm mbi Wagnerët. Si pasojë e granatimeve pushtuesit kanë pësuar viktima, njësiti armik është tërhequr”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt gjersa ka shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.

LEXO EDHE:

Back to top button