Ulet përqindja e rasteve pozitive me Covid-19


Ministria e Shëndetësisë informon se komfor raportit të Institutit për Shëndet Publik, i cili ka të bëjë në periudhën nga data 17 e deri më 23 gusht janë bërë 11.129 testime të virusit SARS-CoV-2. Janë regjistruar gjithsej 839 raste të reja pozitive prej 29 qyteteve në shtet dhe ulje prej 7,0 për qind, në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=281; 33,5 për qind). Në këtë periudhë, numri i rasteve të reja të konfirmuara është nën 20 persona, në 16 qytete në vend.

“Përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit arrin 7,5 për qind, që paraqet ulje prej 0,3 për qind në krahasim me javën paraprake. Ky tregues edhe më tej në javët e kaluara kur i njëjti lëviz prej 10 për qind, 9.4 për qind, 8.6 për qind dhe 7.8 për qind. Janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grupmoshat, dhe në këtë periudhë më e përfaqësuar është grupmosha e personave mbi 60 vjet me 205 (24.4 për qind) pozitivë. Numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar edhe te personat të moshës prej 30-39 (n=151; 18.0 për qind), 40-49 (n=142; 16,9 për qind) dhe 20-29 (n=140 për qind; 16,7 për qind(. Numri më i madh është regjistruar te fëmijët prej 0-9 (n=29; 2.4 për qind) dhe 10-19 (n=49; 5.8 për qind). Nga rastet të cilat janë hulumtuar në mënyrë epidemiologjike (n=807; 96.2 për qind), janë regjistruar 119 (14.7 për qind) persona të hospitalizuar, ndërsa te 239 persona (29.8 për qind) është regjistruar prania e komorbiditetit. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 307 (38.3 për qind) kanë kontakt me rast të konfirmuar. Janë regjistruar 29 persona me histori të udhëtimit në 14 ditët e fundit”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në periudhën e përmendur, pas marrjes së dy testeve negative për prani të SARS-CoV-2, si të shëruar udhëhiqen 554 persona, të cilët kanë qenë të hospitalizuar apo në trajtim shtëpiak, 513 më pak në krahasim me javën paraprake.

Sipas raportit të ISHP, janë paraqitur 19 raste të vdekjeve prej gjashtë qyteteve apo dy më shumë në krahasim me javën paraprake dhe të gjithë janë të moshës mbi 60 vjet. Prej tyre, 16 janë hospitalizuar, ndërsa tre persona kanë vdekur në kushte jashtë spitalit. Komorbiditete janë regjistruar te 16 persona të vdekur.

Raportet e hollësishme të Institutit për Shëndet Publik për gjendjen me Covid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – prej 17 deri më 23 gusht të vitit 2020, si dhe gjendja kumulative me Covid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë në dispozicion në faqen e internetit të Institutit për Shëndet Publik: http://iph.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button