UNHCR: Mbi 4,4 milionë njerëz në botë jetojnë pa shtetësi

Gazetar: Petar Çausheski

Mbi 4,4 milionë njerëz në botë nuk kanë shtetësi, tregojnë të dhënat e fundit të UNHCR-së. Edhepse sipas regjistrimit të fundit të vitit 2021 në vend jetojnë 584 persona pa shtetësi, Aleksandra Efremova nga Shoqata e Juristëve të Rinj thotë se nuk dihet numri i saktë i këtyre personave, sepse vazhdimisht zbulohen raste të reja.

“Pra, për fat të keq nuk kemi shifra zyrtare, unë mund të flas për numrin që ne i kemi identifikuar si organizatë. Aktualisht kemi 143 persona pa shtetësi”, deklaroi Aleksandra Efremova, juriste.

Me Ligjin për shtetësi të vitit 2021, 317 persona që nuk kishin shtetësi arritën ta fitojnë atë, ndërsa me ndryshimet në ligjin për librat amë në vitin 2023, 526 persona që nuk ishin të regjistruar arritën të regjistrohen në librin amë të lindjeve. Sipas Efremovës, mungesa e shtetësisë është problem kompleks dhe nuk mund të përcaktohet saktësisht ku qëndron përgjegjësia, por ky problem duhet të zgjidhet.

“Ka raste të ndryshme, por ajo që është përgjegjësia jonë, sepse pavarësisht arsyeve të gjithë këta persona, më së shpeshti fëmijë, janë viktima dhe janë në rrezik derisa të marrin shtetësi. Përgjegjësia është e të gjithëve ne, para së gjithash e shtetit që t’i zgjidhë”, rheksoi Aleksandra Efremova, juriste.

Procedura që këta persona të marrin shtetësi duhet të zgjasë deri në një vit, por e njëjta zgjatë për shkak se personat duhet të sigurojnë vërtetime nga më shumë Institucione shtetërore./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button