Osmani në përfundim të mandatit: Pesë vite nuk ishin vetëm historia e një njeriu të vetëm, por rrugëtim i përbashkët

Në ditën e fundit të mandatit të saj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një video nga takimi i fundit që zhvilloi me përfaqësues diplomatikë, të shoqërisë civile dhe të mediave.

Vjosa Osmani në një postim në Facebook shkruan se këto pesë vite nuk ishin vetëm historia e një njeriu të vetëm, por rrugëtim i përbashkët.

“Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët. Me njerëz nga çdo fushë, që besuan në Kosovën. Që punuan, kontribuuan dhe shtynë përpara ide e mundësi për qytetarët tanë”, theksoi Osmani.

Ajo shprehu mirënjohjen duke thënë: “Faleminderit që qëndruat me ne e për Kosovën tonë të përjetshme”, shkruan ajo./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button