Urimet më të bukura bëhen në shqip, si ky i Rita Orës për tezen e saj

Këngëtarja shqiptare Rita Ora s’e harron asnjëherë origjinën e saj dhe me krenari i tregon rrënjët kudo që shkon. Madje, ajo përpiqet të flasë shqip sa herë i jepet mundësia, duke i çuar zemrat peshë shqiptarëve.

Në urimin e fundit të ditëlindjes, Rita zgjodhi ta thërrasë në shqip tezen e saj, e cila sot feston ditëlindjen. Këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto në InstaStory, ndërsa krahas saj shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen Tezja!”

Sot gjithashtu na gëzoi Dua Lipa, e cila shkroi në shqip me këngëtaren Vesa Luma.

Ishte kjo e fundit që publikoi mesazhet e tyre, teksa Dua i drejtohej me “zemraaa” djalit të Vesës, Lianit.

LEXO EDHE:

Back to top button