Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar 45 dronë rusë

Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar 45 dronë rusë

Forcat e Armatosura të Ukrainës, kanë njoftuar se të dielën kanë arritur të rrëzojnë 45 fluturake pa pilot të prodhuara në Irani, që i lansoi Rusia mbi territorin e Ukrainës në natën e ndërrimit të moteve.

Vitin e Ri e ka karakterizuar Kievin me sulme të reja ajrore nga ana e ushtrisë ruse, që po vazhdon të godasë infrastrukturën energjetike të këtij vendi.

Në natën 31 janarit, pushtuesi rusë sulmuan Ukrainën me dronë kamikaz Shahed-131/136 të prodhuara në Iran”, thuhet në kumtesën e ushtrisë ukrainase.

Forcat ajrore rrëzuan 13 dronë para 1 janarit, kurse deri në mëngjes edhe 32 tjerë. Megjithatë, ata nuk bën të ditur nëse kishte dronë tjerë që goditën objektivët.

E kreu i policisë së Kievit, Andri Nebitov publikoi në Facebook të një fluturake pa pilot të rrëzuar që kishte një mesazh të shkruar në gjuhën ruse “Urime Viti i Ri”.

LEXO EDHE:

Back to top button