Vaji gatimit filloi të importohet nga Serbia në Maqedoni

Vaji gatimit filloi të importohet nga Serbia në Maqedoni

Gazetare: Andrea Çobanova

Qeveria serbe shpalli në Gazetën Zyrtare vendimin për eksportin e dy milionë litra vaj gatimi në vend. Sasitë dorëzohen gjatë ditës në varësi të porosive të kompanive që importojnë këtë produkt, thanë për Alsat nga Ministria e Bujqësisë. E gjithë sasia është vaj gatimi në shishe që do të vihet në përdorim, ndërsa këto sasi janë porositur edhe para ndalimit të eksportit nga Serbia. Duke qenë se sasia e dakorduar do të jetë e mjaftueshme për vetëm një muaj, Qeveria njoftoi sot se do të komunikojë me autoritetet në Serbi për dërgesa shtesë.

“Mbetemi në komunikim të vazhdueshëm dhe intensiv me autoritetet serbe dhe nëse është e nevojshme do të dërgohen edhe sasi shtesë të vajit të gatimit dhe presim një vendim të ri”, njoftojnë nga Qeveria.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës, konsumi mesatar vjetor i një familjeje katër anëtarëshe në vendin tonë është rreth 55 litra vaj. Një familje mesatare ka nevojë për rreth 4 litra e gjysmë në muaj.

Enti Shtetëror i Statistikës
Vaj gatimi për një vit 54.8 litra
Vaj gatimi për një muaj 4.5 litra

Për rritjen e prodhimit vendor të lulediellit, bujqit do të marrin subvencion prej 150 euro për hektar, pleh artificial nga 2500 denarë dhe rreth 2100 denarë në javë për naftë të gjelbër. Nga java e ardhshme, 6000 hektarë tokë shtetërore bujqësore do tu vihen në dispozicion fermerëve për mbjelljen e grurit, misrit, elbit dhe lulediellit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button