Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij humbën njeriun e afërt të familjes

Para pak ditësh, Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij, Edita Ramadani u bënë prindër për herë të dytë. Çifti i famshëm u bekuan sërish me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Paris. Lajmin e bukur e dha vetë Valdrini, pasi postoi një foto të krahut të vajzës dhe zbuloi emrin e saj të veçantë.

Mirëpo në mes gjithë këtij gëzimi, dyshja kanë marrë një lajm shumë të hidhur. Ditën e sotme, stilisti shqiptar ka zbuluar se bashkëshortja e tij ka humbur të atin. Ai ka publikuar në Instagram një foto të babait të Editës dhe shprehet mjaft i trishtuar për ndarjen e tij nga jeta. Valdrini shkruan se  Edita humbi njeriun më të rëndësishëm të jetës dhe se i vjen keq që Parisi nuk mundi të njihej me gjyshin.

“Papritmas na le Eki… Editës ju pre buzëqeshja, ju shua feneri i jetës përgjithmonë. Bellës do ti mungojë përjetësisht gjyshi i saj i preferuar dhe Paris nuk do ketë fatin që ta mbaje qoftë dhe vetëm një herë në krahë. Po na le për një botë më të mirë me kujtime dhe mbresa të bukura si njeriu i jashtëzakonshëm që ishe dhe do të jesh gjithmonë për ne!”, shkruan Valdrini në një postim në Instagram.

LEXO EDHE:

Back to top button