Vazhdon gjykimi për rastin “Target-Fortesa”

Me prezantimin e dëshmitarëve të rinj sot në Gjykatën Penale Shkup është paraparë të vazhdojë procesi gjyqësor për rastin “Target-Fortesa”. Periudhën e kaluar me përjashtim më 3 nëntor seancat për këtë lëndë u shtynë për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Sasho Mijallkov, i cili ishte pozitiv ndaj Kovid-19. Në seancën e fundit për lëndën kryesore për përgjim të paligjshëm u prezantuan dëshmi materiale nga ana e prokurorisë.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Xheneta Begtoviq, kurse përfaqësues të prokurorisë janë Lençe Risteska, Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për përgjimin e komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015, 4,286 numra telefoni janë monitoruar në mënyrë të kundërligjshme për të cilat nuk janë lëshuar fare urdhëresa gjyqësore.

LEXO EDHE:

Back to top button