Vazhdon intervistimi i Ali Ahmetit nga Specialja


Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka dëshmuar për të dytën ditë para prokurorëve të Dhomave të Specializuara për krimet e luftës në Kosovë. Deri tani asnjë informacion nuk ka buruar nga marrja në pyetje për disa orë. Burime brenda BDI-së kanë njoftuar mediat në Kosovë se Ahmeti pritet që pasdite të kthehet në Shkup, duke mos dhënë asnjë informacion shtesë nga epilogu në zyrat e EULEX-it në Prishtinë. Një ditë pas marrjes në pyetje të Ahmetit, Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit ka ftuar ish kryeministrin dhe shef i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çekun. Bilanci i ftesave nga Dhoma e Specializuar për ish pjesëtarët e UÇK-së si të dyshuar apo si dëshmitarë ka arritur në mbi 200.

LEXO EDHE:

Back to top button