Grenell: Qytetarët e Kosovës dhe Serbisë meritojnë normalizim ekonomik


I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka theksuar se do të angazhohet për të rinjtë të cilët kërkojnë karrierë dhe lidhje me Perëndimin.

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka publikuar një mesazh në prag të takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington më 4 shtator.

Ai ka thënë se është i fokusuar t’u ndihmojë të rinjve të cilët kërkojnë karrierë dhe lidhje me Perëndimin.

“Populli i Kosovës dhe i Serbisë meriton normalizimin ekonomik dhe shansin për të krijuar një ekonomi gjallëruese. Sot jam përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me Perëndimin. Ju kam dëgjuar. Dhe unë do të shtyj fort për ju. Le ta lëmë mënjanë politikën!”, shkroi Grenell.

LEXO EDHE:

Back to top button