Vazhdon “sherri” mes LSDM-së dhe Arsovskës për shtetësinë bullgare
LSDM ka vazhduar të publikojë dokumente me të cilat pretendon se kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit Danella Arsovska ka shtetësi bullgare. Kësaj radhe partia e Zaevit publikoi “letërnjoftim” të bashkëshortit të Arsovskës, për të cilin pretendojnë se ka marrë shtetësinë bullgare në vitin 2010, ndërsa letërnjoftimin e ka nxjerrë një muaj para letërnjoftimit të Danellës, më 3 prill të vitit 2017. Danella Arsovska përsëri i ka mohuar akuzat e LSDM-së.
Unë thash se gënjejnë, u kërkova të kërkojnë falje, ndërsa mora sulme të reja dhe kërcënime për mua dhe për familjen time. Kam fituar beteja shumë më të vështira në jetën time, por edhe tani do të fitojë pasi nuk jam njeri që tërhiqem. Shumë është për të ardhur keq, kur në vend se të luftojnë me cilësi dhe projekte, luftojnë me gënjeshtra. Andaj një porosi edhe deri tek udhëheqësit e fushatës së errët. Duhet ta dini se shkupjanët e kanë fjalën e fundit”, tha Danella Arsovska, Kandidate e pavarur.
Kandidati i LSDM-së për Qytetin e Shkupit Petre Shilegov deklaroi se kundërkandidatja e tij Arsovska gënjen se nuk posedon shtetësi bullgare.
https://youtu.be/aj9WNRjO5CI
Problemi është fshehja. Sa Danella ose Daniella Arsovska me datën e njëjtë të lindjes, dhjetor 1979, ka në Shkup. Mos të hyjmë në vlefshmërinë. Esenca e gjithë procesit është që dukshëm zonja Arsovska e fsheh të kaluarën e saj. Pyetja që duhet ta parashtrojnë shkupjanet, është se çka fsheh Arsovska. Shkupjanët nuk meritojnë të jetë kryetar komune njeri që ik nga debatet publike, njeri që u nënçmon gazetarët dhe nuk u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve”, deklaroi Petre Shilegov, LSDM.
Shilegov dhe Arsovska po shfrytëzojnë dy ditët e fundit duke kërkuar vota nga qytetarët përmes promovimit të projekteve.
Mefail Ismaili








