VMRO, E Majta dhe ASH-AAA formojnë shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit

Formohet shumica në Këshillin e Qytetit të Shkupit. VMRO-DPMNE-ja përmes një komunikate ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për shumicë në Kuvendin e Qytetit të Shkupit bashkë me Aleancën për Shqiptarët-Alternativën dhe partinë E Majta.

VMRO-DPMNE18
E Majta4
ASH&AAA2

 


Shumica e re qytetare do të funksionin mbi parimin e bashkëpunimit konkret dhe projekteve konkrete programore të cilat janë me interes publik të popullit, posaçërisht në të mirë të banorëve lokal”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Koalicionin për shumicën në Qytetin e Shkupit e konfirmuan edhe partia E Majta dhe koalicioni Aleanca dhe Alternativa. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë shkurt se akoma është herët për ndarjen e pozicioneve dhe se për veprime konkrete do të pritet përfundimi raundit të dytë zgjedhor. Në zgjedhjet e 17 tetorit Këshilli u nda në këtë mënyrë: VMRO DPMNE-ja siguroi 18 këshilltarë, LSDM 12, BDI 5, E Majta 4, ASH-AAA 2, Koalicioni “Të vendosur për ndryshime” 2 dhe dy të tjerë lista e pavarur e kryesuar nga Dragana Vellkova.

VMRO-DPMNE18
LSDM12
BDI5
E Majta4
ASH&AAA2
“Të vendosur për ndryshime”2
Dragana Vellkova2

 

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button