Vdes aktori Michael K. Williams, dyshohet se ishte në mbidozë

" "

Është gjetur i vdekur në banesën e tij në Brooklyn aktori i njohur Michael K. Williams. Aktori 54 vjeçar, i njohur nga publiku për rolet e tij në serialet “The Wire” dhe “Boardwalk Empire”, u gjet nga nipi i tij dhe dyshohet se vdekja i ka ardhur nga një mbidozë heroine. 54-vjeçari ishte nominuar 5 herë për çmimin Emmy, dhe sërish këtë vit për kategorinë e aktorit më të mirë mbështetës për filmin “Lovecraft Country”. Williams nuk e kishte fshehur kurrë betejën e tij të gjatë me drogën.

LEXO EDHE:

Back to top button