Vdes në moshën 32-vjeçare komediani Teddy Ray

Vdes në moshën 32-vjeçare komediani Teddy Ray

Teddy Ray, një yll në rritje në skenën e komedisë, ka vdekur vetëm dy javë pasi mbushi 32 vjeç.

Vdekja e Ray u konfirmua nga Comedy Central në një fotografi të publikuar në Twitter.

“Ray ishte një performues i mahnitshëm. Do t’i mungojë të gjithë komunitetit të komedisë”.

Ai u shfaq rregullisht në disa skica dhe skeçe në YouTube për marka të tilla si platforma e komedisë All Def Digital – shumë prej të cilave u bënë virale si meme të njohura.

Foto: Instagram

I njëjti gjithashtu u shfaq në serialin e HBO Max “Pause with Sam Jay”.

Shkaku i vdekjes së Ray ende nuk është zbuluar.

Vdekja e tij vjen vetëm një muaj pas vdekjes së shokut të tij gjithashtu me profesion komedian, Jak Knight.
Foto: YouTube

LEXO EDHE:

Back to top button