Vdes në spitalin e Elbasanit një fëmijë 3-vjeç

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit.
Sipas një njoftimi të bërë të ditur nga policia mësohet se një fëmijë i mitur 3-vjeçar ka mbërritur në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë për jetën.

Edhe pse me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor i mituri nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën disa orë më vonë.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa grupi hetimor ka nisur menjëherë punën dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Njoftimi i policisë:
Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

LEXO EDHE:

Back to top button