Vendet e mëdha kanë rënë dakord të lirojnë një sasi rekord nafte prej 400 milionë fuçi nga rezervat e tyre të emergjencës

Vendet e mëdha kanë rënë dakord të lirojnë një sasi rekord nafte prej 400 milionë fuçi nga rezervat e tyre të emergjencës

Gazetare: Ajnur Bafqari

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë lejon që 400 milionë fuçi naftë të vendosen në dispozicion të tregut me qëllim kompensimin e humbjes dhe furnizimin me naftë pas mbylljes efektive të ngushticës së Hormuzit. Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, Fatih Birol njoftoi se për këtë vendim njëzëri votuan 32 vendet anëtare të Agjencisë.

“Tani mund të shpallë se vendet e ANE-së në mënyrë unanime kanë vendosur të lirojnë sasinë më të madhe të rezervave të naftës në historinë e agjencisë tonë. Vendet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë do të vënë në dispozicion 400 milionë fuçi naftë. E përsëris 400 milion fuçi naftë të disponueshme për tregun,“ deklaroi Fatih Birol, Drejtor Ekzekutiv i ANE-së në tregjet e energjisë.

Por nga kjo Agjenci, nënvizojnë se për stabilitet nevojitet rifillimi i tranzitit përmes ngushticës së Hormuzit. Rreth një e pesta e naftës globale dhe e gazit natyror, zakonisht kalon përmes kësaj rruge të ngushtë ujore që lidh Gjirin Persik me tregjet ndërkombëtare.

 “Gjëja më e rëndësishme për kthim në stabilitet të naftës dhe gazit është rifillimi i tranzitit përmes Hormusit. Në këtë kontekst, unë do të vazhdoj të monitoroj situatën në treg dhe të bëj rekomandime të mëtejshme të vendeve tona anëtare, nëse paraqitet nevoja,” tha Fatih Birol, Drejtor Ekzekutiv i ANE-së në tregjet e energjisë.

Ekspertët e konsiderojnë këtë, si një ndërhyrje të rëndësishme, por lirimi i një të tretës së rezervave që i ruajnë qeveritë, nuk është diçka që mund të përsëritet shpesh. Mediat e huaja theksojnë se sasinë prej 400 milionë fuçish naftë, bota e harxhon për brenda 4 ditësh. Lirimi i rezervave të Naftës ndodh për të gjashtën herë me radhë. Paraprakisht kjo ka ndodhur në vitin 1991, 2005, 2011, dhe dy herë në vitin 2022. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button