Venecia hap atraksionin turistik

Për herë të parë pas 500 vitesh, Venecia ka hapur për turistët një nga atraksionet e saj, pas një rinovimi që ka zgjatur plot 5 vite. Bëhet fjalë për Procuratie Vecchie, në sheshin San Marco, që rrethojnë perimetrin e këtij sheshi. Pavarësisht se në Vecchie fotografohen nga miliona turistë çdo vit, pjesa e brendshme e tyre ka qenë e mbyllur prej shekujsh. Tani, falë rinovimit 5-vjeçar, ndërtesa madhështore do të mirëpresë turistët edhe brenda saj, duke i lejuar që të shijojnë pamje spektakolare nga tarraca./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button