Venecia vendos taksë për vizitë

Venecia vendos taksë për vizitë

Qyteti Italian i Venecias do të jetë i pari në botë që do të krijojë një regjistër për turistët e huaj që do të vizitojnë vendin dhe që do të paguajnë një tarifë hyrjeje për në qytet. Teksa qeveria lokale thotë se e sheh këtë si zgjidhjen e vetme për të frenuar turizmin e tepërt, vizitorët dhe pronarët e bizneseve thonë se ky sistem i ri është i padrejtë e madje i mbushur me sfida logjistike. Venecia është një nga qytetet më të vizituara në botë, që tërheq çdo vit mbi 20 milionë turistë të huaj, falë kanaleve dhe sheshit të saj të famshëm. Këshilli lokal i qytetit synon që përmes taksës, të mund të menaxhojë më mirë fluksin e turistëve. Diskutimet janë për një taksë që varion nga 3 deri në 10 euro dhe debatet këtu janë përqendruar. Nga taksa do të përjashtohen ata që drejt Venecias udhëtojnë për punë apo për studime, ata që vizitojnë familjarët apo turistët që udhëtojnë drejt qytetit si pjesëmarrës në evente kulturore apo sportive. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button