Venezuelë: Rritet në 2,595 numri i viktimave nga tërmetet

Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën veriore një javë më parë është rritur në 2,595, ndërsa 12,400 persona janë plagosur. Presidentja e Venezuelës tha se shifrat e përditësuara vijnë pas tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë në Venezuelën veriore më 24 qershor. Ajo tha gjithashtu se qeveria është në bisedime me Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për të mobilizuar burime për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar nga tërmetet. Sipas Rodriguez, tërmetet dëmtuan të paktën 855 ndërtesa./Alsat.mk.

 

LEXO EDHE:

Back to top button