Vera e Ohrit fillon me vetëm 400 mysafir


Me protokolle të rrepta shëndetësore dhe të sigurisë u hap edicioni i 60-të i Verës së Ohrit. Presidenti Stevo Pendarovski, i cili e hapi festivalin tha se sivjet jubileu i madh është nën hijen e sfidës globale me të cilën po përballemi të gjithë.

Historia dëshmon se në kohëra të krizës kultura nuk vdes, përkundrazi, lindë në forma më të ndryshme për mbijetesë të mëtejshme. Të organizohet “Vera e Ohrit” në kushte të Kovid-19 nuk është e lehtë fare, por është absolutisht e domosdoshme”-tha Stevo Pendarovski, president.

Ministri i Kulturës tha se është mahnitëse të jetohet në një vend ku ngjarjet kulturore janë më të vjetra se mosha mesatare e shumicës së qytetarëve.

Në Ohër për në gusht ishin paralajmëruar edhe më shumë koncerte të tjera të interpretuesve vendorë dhe ballkanik të muzikës. Dy koncertet të caktuar për 7 dhe 8 gusht në stadiumin e qytetit nuk do të mbahen, meqë organizatorët nuk mund të garantonin se do të respektohen në tërësi protokollet shëndetësore.

Ngjarjet që janë planifikuar të organizohen në hapësira të hapura, si stadiume dhe ndonjë lloj tjetër i hapësirave të hapura, ku publiku duhet të qëndrojë në këmbë, ne deri tani i penguam. Dhe do të angazhohemi që ato të mos mbahen për arsye se kur publiku qëndron në këmbë është më e madhe mundësia që të mos respektohet distanca”-pohoi Cvetko Ristevski nga Inspektorati i tregut Ohër.

Ndryshe, Vera e Ohrit është hapur me koncertin për nder të themelueses së festivalit Ana Lipsha Tafoviq. Sivjet festivali do të kalojë në shenjën e artistëve vendorë, por do të paraqiten edhe shumë interpretues prej 19 shteteve. Më 15 gusht do të paraqitet Petrit Çeku me kitarë nga Shqipëria, ndërsa më 26 gusht Vikena Kamenica mecosoprane dhe Merita Rexha Tërshana në piano nga Shqipëria.

.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button