Verstapen: Fernando Alonso, pilotë më i mirë se Hamiltoni

Piloti holandez Maks Verstappen tregohet i ashpër me Luis Hamiltonin kur bie fjala për të zgjedhur mes britanikut dhe Fernando Alonso. Piloti i “Red Bull”-it nuk ka dyshime se cili mes tyre është më i miri, duke zgjedhur pilotin spanjoll, veteranin e Formula 1.

“Më pëlqen të mendoj se të kesh një aftësi shtesë është një avantazh në Formula 1. Vetëm pak pilotë e kanë një gjë të tillë dhe për mua një ndër ta është padyshim Fernando Alonso. E ndjej këtë gjë për mënyrën se si i jep makinës, mënyrën se si merret me gjërat më të vogla. Fernando piloton në limite, ndërkohë që mendon edhe për gjëra të tjera”, tha Verstapen.

 

“Nuk mendoj se Luis e ka këtë karakteristikë si Fernando. Alonso dallohet në këtë drejtim dhe për mua është një pilot më i mirë. Ndoshta njerëzit do të më urrjnë për këtë që them, por unë bëj një vlerësim edhe si koleg që i shoh në pistë,” tha në fund Verstapen.

LEXO EDHE:

Back to top button