Vështirësohet hapja e llogarive të autorizuara për ish klientët Euro Standard


Pensionistët dhe pranuesit e ndihmës sociale që kanë qenë klientë të bankës Euro Standard e që s’mund të shkojnë fizikisht në bankë për të hapur llogari tjetër, kanë ngecur nëpër labirintet institucionale. Vërtetimet, dokumentet e autorizuara në noter, autorizimi në formë të aktit noterial-janë vetëm disa nga kërkesat e bankave për qytetarët. Nga Asociacioni i Bankave të Maqedonisë thonë se problemi prej sot pritet të evitohet. Të gjitha bankat tashmë e kanë pranuar formularin e autorizimit që duhet ta japin qytetarët që të njëjtin ta verifikojnë.

Asociacioni i Bankave të Maqedonisë:

“Ju njoftojmë se procedura e autorizimit për hapjen e llogarisë së transaksionit është harmonizuar me institucionet dhe dje është dorëzuar deri tek të gjitha bankat për veprimin e tyre”

Por, që të merret autorizimi, qytetarët fillimisht duhet të paguajnë verifikim në noter që kushton më shumë se 1000 denarë. Noterët më pas shkojnë në adresën e banimit që të përgatitin autorizim me të cilin autorizohet personi tjetër në emër të pranuesit të pensionit apo ndihmës sociale të hap llogari tjetër transaksioni dhe në emër të tij t’i tërheq paratë. Në këtë mënyrë, nëse noteri vjen në shtëpi dhe vetë e përgatit autorizimin, do t’ju kushtojë 1450 denarës ndërsa nëse autorizimi është marrë nga banka, verifikimi do të kushtoj 1150 denarë.

Bankat prej nesër do të fillojnë me ndarjen e pensioneve. Por, ata që nuk kanë hapur llogari në bankë tjetër kurse paraprakisht e kanë marrë pensionin përmes bankës Euro Standard, pagesën e radhës do ta presin deri në datën 7, 14 ose 25 shtator. Nga Fondi Pensional hde Invalidor dhe Ministria e Punës apelojnë qytetarët më shpejtë të hapin llogari që t’i marrin mjetet në kohë. Për llogari të re, qytetarët nuk duhet të shkojnë nëpër institucione, por vetëm duhet ta njoftojnë bankën se në llogarinë e re do ta marrin pensionin apo ndihmën sociale.

 

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button