VMRO-DPMNE, nisma për ndryshime kërkon kongres


Vazhdojnë kërkesat për ndërrimin e kreut të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski. Nismëtarët e kësaj iniciative hapën një kanal në YouTube, në të cilin postuan një video ku thonë se një numër i madh i anëtarëve të Komitetit Komunal të Aerodromit vendosën të mbështesin iniciativën e tyre. Ata thonë se mënyra e vetme për të shpëtuar partinë është mbajtja e një kongresi të jashtëzakonshëm.

Mbështetja për idenë e thirrjes së një kongresi të jashtëzakonshëm në Komitetin Komunal të Aerodromit është e madhe. Partia është në një gjendje të dëshpëruar. VMRO DPMNE nuk ka qenë kurrë më e dobët. Asnjëherë në historinë e partisë nuk ka pasur një përçarje të tillë midis anëtarëve, si dhe midis anëtarëve dhe kryesisë”-tha Joakim Dimullkov, VMRO DPMNE.

Por, kryetari i komitetit komunal të VMRO DPMNE-së në Aerodrom u distancua në Facebook. Ai thotë se ky nuk është qëndrimi i komitetit, e as vullneti i shumicës së anëtarëve.

Me mos dorëzimin e asnjë iniciativë për kongres në parti zbulon se qëllimi i këtyre njerëzve është ta dobësojnë VMRO DPMNE-në. Informacionet e mija thonë që nga dy përpjekje, deklarata që po lëshohet sot është regjistrua fshehurazi dje. Kjo tregon se nuk kanë asnjë mbështetje dhe qëllimi është ta pushtojnë publikun me tema të tjera përderisa Aerodromi, Shkupi dhe Maqedonia po fundosen”-tha Dejan Miteski, Kryetar i KK Aerodrom – VMRO DPMNE.

Qëndrimi i deritanishëm i VMRO DPMNE-së është që këta nismëtarë u shërbejnë interesave të Zoran Zaevit dhe e quajnë koalicion “Meriot”. Megjithatë, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, nuk pranoi të komentojë nëse qëndrimi i partisë është i saktë.

Sot jemi për ngjarje të tjera. – Mund të komentoni? – Jo, një herë tjetër, kur do të jetë ajo temë. Keni pasur takim edhe me Grubin, pse nuk jepni përgjigje?”-tha Sasho Mijalkov, ish drejtor i DSK-së.

Alsat, tre ditë më parë, pyeti në VMRO DPMNE nëse ndryshimet në statutin e partisë kanë ndryshim edhe në mënyrën e thirrjes së një kongresi të jashtëzakonshëm. Ende nuk kemi përgjigje, ndërsa statuti me ndryshimet ende nuk është publikuar në faqen e tyre të internetit. Sipas statutit të vitit 2016, i cili është në dispozicion dhe i cili është sjellë nga Nikolla Gruevski, është e nevojshme që dy e treta e Komitetit Qendror të kërkojnë kongres të jashtëzakonshëm.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button