VIDEO | Shitet shtëpia më e shtrenjtë në botë për 420 milionë euro! Ka 100 dhoma dhe një liqen

VIDEO | Shitet shtëpia më e shtrenjtë në botë për 420 milionë euro! Ka 100 dhoma dhe një liqen

Në zemër të Francës , në departamentin Seine-et-Marne , ndodhet një ndërtesë luksoze që mori titullin e shtëpisë më të shtrenjtë në botë . Kalaja “Chateau d’Armainvilliers” vlerësohet në 363 milionë paund , pra pak më shumë se 420 milionë euro . Kjo ndërtesë madhështore ndodhet në një pronë që mbulon më shumë se 1000 hektarë tokë, shkruan britanikja “Metro” .

Prona ndodhet rreth 40 kilometra nga Parisi. Kalaja ka 2500 metra katrorë dhe 100 dhoma.

Kjo ndërtesë luksoze, e cila ka edhe një liqen privat, është ndërtuar mbi themelet e një kështjelle të shekullit të 12-të. Familja Rothschild e bleu atë në fund të shekullit të 19-të, dhe më pas u ble nga mbreti Hassan II i Marokut në vitet 1980. Ai bëri një sërë ndryshimesh, duke përfshirë ndërtimin e një spa, një sallon bukurie dhe flokësh, dhe zyra të pajisura plotësisht mjekësore dhe dentare. Gjithashtu tani strehon mozaikë marokene dhe pllaka muri, si dhe një stallë për 50 kuaj. Gjithashtu u ndërtua një nivel bodrum ku ka një rrjet të madh tunelesh, kuzhinash, dhomash depoje dhe dhomash të personelit.

Familja mbretërore ia shiti shtëpinë në vitin 2008 për 200 milionë euro (170 milionë funte) një blerësi anonim nga Lindja e Mesme, i cili tani e ka vënë sërish në shitje. Ekspertët francezë të pasurive të paluajtshme mendojnë se çmimi është shumë i lartë.

“Nuk ka kuptim, është e vështirë që pasuritë e patundshme të këtij lloji mund të shiten 20-25, apo edhe 30 milionë euro nëse na pëlqen shumë”, tha një agjent.

LEXO EDHE:

Back to top button