Videolotaria shfaq ekipin sportiv të ëndrrave, Antiq, Llazarov e Ixhe, ambasadorë të saj

Videolotaria shfaq ekipin sportiv të ëndrrave, Antiq, Llazarov e Ixhe, ambasadorë të saj

Është një dukuri e rrallë të shohësh së bashku mjeshtrit e mëdhenj në profesionin e tyre. Andaj “Videollotaria Cazinos Austria” ka bashkuar 3 yjet e sportit vendorë, për t’i mbështetur në sfidat e reja sportive, por edhe për t’i inkurajuar të rinjtë t’i njohin ata si idhuj sportiv. Legjendat e sportit Pero Antiq, Kire Llazarov dhe Igor Stefanovski janë ambasadorët e “Videolotarisë” për këtë vit, me çka kompania e mirënjohur austriake vazhdon praktikën e përkrahjes së sportit dhe sportistëve më të mirë nga Maqedonia. Nën moton “Luajë me më të mirët”, “Videolotaria Cazinos Austria” do të vazhdojë përkushtimin e saj për t’i dhënë përkrahje sportit dhe sportistëve nga Maqedonia e Veriut edhe në të ardhmen.

“Është nderë dhe kënaqësi që të jem ambasador i kompanisë austriake, e cila dëshmoi se është e përgjegjshme ndaj shoqërisë dhe ndihmon shumë në sport, në përgjithësi sportin në Maqedoni. Është kënaqësi që të jesh në ekipin me legjendat si Kire Lazarov dhe Ixhe. Ixhe na ka borxh për ndonjë xhiro, ndërsa Kire duhet të në mësojë në mësojë në diçka. Shkojmë së bashku në suksese të reja dhe fitore të reja”, deklaroi Pero Antiq, kryetar i FBM-së.

“Është një nderë dhe kënaqësi që të jesh në shoqëri me Pero Antiqin, legjendën e sportit në Maqedoni, basketbollit në Maqedoni, ndërsa Ixhe është kampion në sportin e tij, ambasador i njërës ndër kompanitë më të mira në vendin tonë. Mendojë se edhe në ardhmen, unë e propozojë që të hapen terene të reja, pasi që kemi nevojë për atë infrastrukturë sportive që të kemi edhe të kemi sport më kualitativ dhe më të sukesshëm”, tha Kire Lazarov, trajner i Maqedonisë.

“Qëllimi ynë kur e bëmë strategjinë është që të kontribuojmë që të zhvillohen shprehi të mira te fëmijët, përkatësisht të kontribuojmë të krahasohen me idhujt e tyre të sportit që do të jenë sfida e ardhshme që ta shtrojnë rrugën e tyre. Besojmë se vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë gjenerata të ardhshme që do t’i ndryshojnë pozitat e fytyrave të kampionëve me të cilët ne shoqërohemi. Prandaj edhe e bëjmë këtë, prandaj edhe kontribuojmë në drejtim të rinovimit të fushave të sportit në Maqedoni me qëllim që të kontribuojmë në krijimin e kushteve me të cilat do të ndihmojmë të krijohet ajo atmosferë sportive në të cilën do të ndërtohet fryma sportive te të rinjtë”, u shpreh Viki Çadikovska, Videollotaria Cazinos Austria. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button