VIPa të shumtë arrijnë në dasmën e djalit të Beckhamit, kushti për hyrje që ju vë mysafirëve do të ju habisë

Të famshëm, miq dhe familjarë kanë filluar të mbërrijnë në dasmën e Brooklyn Beckhamit dhe trashëgimtares Nicola Peltz përpara ditës së madhe të nesërme. Gordon Ramsay, Serena Williams dhe Eva Longoria ishin disa nga yjet e listës A që mbërritën në kompleksin e familjes Peltz në vlerë prej 103 milionë dollarësh në Palm Beach, Florida, të premten në mbrëmje. Kuzhinieri i famshëm u fotografua me gruan e tij Tana, e cila kishte veshur një fustan të kuq mahnitës dhe vajzën e tij Holly Anna

Miqësia e tyre thuhet se filloi pasi Gordon organizoi festën e Beckhamit para Kupës së Botës në vitin 2006. Dhe gratë e tyre gjithashtu janë afruar shumë, duke u lidhur me faktin se janë britanikë që jetojnë në Los Angeles. Eva Longoria mbërriti me një fustan të bukur mëndafshi pjeshke deri në dysheme, i komplimentuar me taka ari. Aktorja dukej se po kënaqej gjatë rrugës për në event dhe u fotografua duke qeshur me yllin e tenisit Serena Williams.

Serena veshi një fustan seksi, të shkurtër në stil lëkure, të cilin e kombinoi me një palë taka argjendi.

Familja Beckham u pa gjithashtu në këtë ngjarje.

Më herët gjatë ditës, David dhe Victoria Beckham u panë duke mbërritur në kompleksin e familjes Peltz në Palm Beach.

Një turmë mysafirësh u mblodhën jashtë kompleksit, të parë duke u përzier dhe duke biseduar rreth zonës së ujit, përpara darkës.

Siguria ishte aq e rreptë sa të ftuarve iu kërkua që të hiqnin celularët e tyre jashtë funksionit duke i vendosur në një qese të posaçme që ishte e mbyllur.

Çantat duhej të zhbllokoheshin vetëm në fund të natës kur të ftuarit – përfshirë Eva Longorian – u larguan, tha një burim për DailyMail.

Menjëherë pas fillimit, muzika me zë të lartë e zhanrit pop dhe disko filloi të përhapej në ajrin e natës dhe dëgjohej qartë nga rruga jashtë.Më herët gjatë ditës, familjet Beckham dhe Peltz gjithashtu duket se kanë marrë një avion privat për familjet dhe miqtë e tyre nga Britania e Madhe, të cilët u panë duke zbritur nga avioni në një aeroport lokal privat këtë pasdite.

LEXO EDHE:

Back to top button