Vjedhje në dy veturat e ekipit turk që po xhironin film në Shkup

Vjedhje në dy veturat e ekipit turk që po xhironin film në Shkup

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme është raportuar për vjedhje në ekuipazhin që po filmonte në rrugën “Samoillova” në Shkup. Është raportuar se janë vjedhur kuleta dhe gjësende tjera nga automjetet e ekipit.

“Me datë 12.10.2022 në ora 21:20 në Stacionin Policor Qendër, M.E.(35) nga Republika e Turqisë ka raportuar se në ora 11:20 në rrugën “Samoilova” në Shkup, një person i ka marrë kuletat me para dhe sende të tjera nga dy automjetet e një ekuipazhi që po filmonte në këtë lokacion.

Sipas njoftimit, personi ka përdorur forcë fizike edhe ndaj një personi nga Republika e Turqisë, i cili ka tentuar të parandalojë arratisjen e autorit. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button