Vjosa Osmani refuzon takimin me Vuçiç, kërkon sanskione ndaj tij

Vjosa Osmani refuzon takimin me Vuçiç, kërkon sanskione ndaj tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, refuzon një takim të mundshëm me homologun nga Serbia, Aleksandër Vuçiç, gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Spanjë. Ajo kërkoi që fillimisht t’i vendosen sanksione Serbisë për të dënuar agresionin e armatosur të 24 shtatorit. Ajo ka thënë se shpreson që edhe Spanja – e cila nuk e njeh shtetësinë e Kosovës – të bashkohet në sanksione kundër Serbisë.

Një një takim të mbajtur më 3 tetor në Parlamentin Evropian, disa eurodeputetë kanë kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë për shkak të sulmit në Banjskë. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Borrell, se do të ulet “së bashku” me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të biseduar gjatë samitit të BE-së në Granada të Spanjës. I pyetur nëse ka takim të caktuar mes Osmanit dhe Vuçiqit,

Borrel tha se “takimet bëhen për t’i ulur tensionet. Presidentja Osmani do të jetë këtu dhe po ashtu presidenti Vuçiq. Në Kishinjev, ne u ulëm së bashku, biseduam për këtë, dhe sot do ta bëjmë të njëjtën gjë. Por, gjendja është shumë më e keqe sot sesa në kohën e Kishinjevës.” /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button