VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja përplasen për BDI-në

VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja përplasen për BDI-në

Gazetare: Fatlume Dervishi

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti nuk komenton më shumë qëndrimin e koordinatorit të grupit parlamnetar të LSDM-së Oliver Spasovski se BDI-ja do të bëhet pjesë e qeverisë. Sipas tij, përgjigjen e dha VMRO-ja.

Pat përgjigje edhe nga VMRO-ja. Të mos frikësohet se po ua marrin BDI-në.
VMRO-DPMNE-ja tha se LSDM-ja nuk duhet të shqetësohet sepse partia e Mickoskit nuk do ta marrë BDI-në në qeveri.

“Spasovski dhe LSDM-ja të mos shqetësohen, BDI-në nuk ua marrim. Bashkë nga opozita do të shikojnë se si Maqedonia ecën përpara. LSDM-ja nuk di më se çfarë të bëjë, sepse rejtingu u shkrihet si një copë akulli në temperaturë +40°С. Tani janë më të dobët se sa që ishin në zgjedhjet e fundit”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Spasovski, në intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se jo rrallë herë BDI-ja ka ndihmuar pushtetin për të miratuar ligje dhe të realizojë politikat e tij.

“Koalicioni VMRO-DPMNE dhe BDI është vendosur mbi raporte shumë të mira dhe mua nuk do të habiste dhe është e pritshme për mua që BDI-ja në periudhën e ardhshme të bëhet pjesë e qeverisë, me siguri”, tha Oliver Spasovski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.
Deri tani, nga BDI-ja nuk kanë komentuar deklaratën e Spasovskit./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button