VMRO-DPMNE: S’ka kushte për zgjedhje të parakohshme në Shtip dhe Pllasnicë

Në Komitetin ekzekutiv VMRO DPMNE ka diskutuar me situatën e ditëve të fundit me virusin korona dhe ka ardhur në përfundim se varësisht numrit të lartë të të prekurve dhe të të vdekurve nga virusi dhe menaxhimit të keq nga ana e institucioneve, nuk ka kushte për zgjedhje të parakohshme në Shtip dhe Pllasnicë. Ata kërkojnë të anulohen deri në krijimin e kushteve të përshtatshme.

“Nuk mundet Qeveria të kërkojë që qytetarët të mbajnë maska dhe të presin që partitë të bëjnë fushatë të suksesshme. Nuk mund të ndalojnë grupimet prej me shume se katër vetash dhe të presin që zgjedhjet të mos e rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Zgjedhja e kryetarit të Shtipit me mandat 9 mujor mund të presë.” – thonë nga kjo parti.

Nëse pushteti vendos të mbahen zgjedhjet, atëherë VMRO DPMNE-ja kërkon që ata edhe të mbajnë përgjegjësinë për atë që mund të pasojë.

LEXO EDHE:

Back to top button