Nuk ka gjë që e ndal Ardian Bujupin, do të sjellë një bashkëpunim me artistin ndërkombëtar

Nga “çdo muaj një këngë e re” motoja e Ardianit tashmë duket se është bërë “çdo javë një këngë e re” dhe lançimi i tyre bëhet në mënyrën më të papritur të mundshme.

Për shembull për këngën e fundit që do publikojë sonte ai na njoftoi vetëm pak minuta më parë.

Në fakt bëhet fjalë për një bashkëpunim me artistin austriak Nazar, teksa kënga quhet “Marilyn Monroe” dhe pritet të lançohet në mesnatë.

Javën që lamë pas Ardiani solli super bashkëpunimin me Gent që po djeg rrjetin. “Jepi” quhet kënga dhe është tashmë në të gjitha platformat online.

Ajo flet për jetën e shfrenuar, mes makinash luksoze, armëve e lëndëve narkotike si “bad boys” dhe është në gjuhën shqipe e atë gjermane.

Ndërkohë, Ardiani ka gati dhe një këngë tjetër të quajtur “Rebela”. Ai ka ndarë një pjesë të saj në rrjetet sociale, por pa dhënë detaje.

Sakaq, ai pritet të sjellë dhe një bashkëpunim me Finem.

LEXO EDHE:

Back to top button