VMRO-ja akuzon pushtetin për keqpërdorimin e yllit Evropian

VMRO-DPMNE-ja akuzon pushtetin për keqpërdorimin e yllit Evropian në ligjet që ndodhen për shqyrtim në Kuvend. Në Komisionin për Çështje Evropiane ku po lexohej propozim-Ligji mbi Akademinë për gjykatës dhe prokuror publik opozita kërkoi arsyet pse propozimi si fillim u dorëzua me procedurë të rregullt dhe më pas iu vendos ylli Evropian. Por pushteti akuzon opozitën për mosnjohjen e procedurave parlamentare. Sipas tyre, komision amë i propozim-Ligjit në fjalë është Komisioni për Sistem Politik, ndërsa ai për Çështje Evropiane e trajton si trup i interesuar pasi propozimi nuk posedon tabelë korrespodente për yll Evropian.

LEXO EDHE:

Back to top button