Zaev: Dorëheqjet nuk i kthejnë në jetë viktimat nga zjarri

Kryeministri Zoran Zaev thotë se do të largohej nga politika vetëm nëse do të mund t’i kthente jetët e 14 viktimave nga tragjedia e 8 shtatorit në spitalin modular të Tetovës. I pari i Qeverisë vlerëson se largimi i ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe do të vështirësonte menaxhimin me pandeminë.

I kuptoj shqetësimet, por nuk mund të shkarkoni ministër, Qeveri ose Parlament për këtë arsye. Duhet si fillim të dihen arsyet. E dyta duhet ta dimë cili është hapi i dytë. Do ta mësoni dikë 6 muaj të hy dhe ta menaxhon koronën, me spitalin në Tetovë dhe çdo gjë tjetër? Duhet t’i keni të gjitha informacionet për t’i dhënë përgjigjet e duhura dhe të dilni para qytetarëve me qëndrim. Nëse mund t’i kthenim jetët e 14 personave do të largoheshim edhe nga politika, por një gjë e tillë nuk bëhet – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Zaev akoma është në dy mendje për pranimin ose jo të 4 dorëheqjeve morale si pasojë e tragjedisë.

Unë mund të mos i pranoj ose edhe t’i pranoj dorëheqjet. Por përgjegjësia morale është realizuar. A duhet të ketë përgjegjësi tjetër, këtë do ta thonë hetimet. Mua më duhet detaje çfarë me pandeminë? Kë do ta mësojmë? A na duhet kohë plotësuese dhe sa do të na kushtojë në jetën e njerëzve – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Madje Zaev duke komentuar zhvillimet mbi kualitetin e spitaleve modulare, ndërtimin e tyre, përfshi edhe hetimin dhe dorëheqjet e krerëve të shëndetësisë, Zaev konstatoi se debati për tragjedinë e Tetovës është bërë banal.

Nuk do të lejoj që më tej të hyjmë në këtë çështje sepse sigurisht se edhe ju e keni kuptuar se e gjithë kjo gjatë gjithë këtyre ditëve është bërë banale – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Adrian Kerimi

 

LEXO EDHE:

Back to top button