VMRO-ja akuzon Qeverinë për veton bullgare

VMRO DPMNE-ja insiston për përgjegjësi nga Qeveria për veton bullgare. Në partinë e Mickovskit thonë se pas dështimit dhe gënjeshtrave për fillimin e negociuatave me BE-në dhe tregtisë me identitetin maqedonas, Zaev e ka humbur legjitimitetin për të qeverisur me vendin.

“Ai luajti bixhoz me interesat shtetërore, identitetin dhe popullit. Luajti “All in” dhe humbi. Pyesim cilët janë ato koncesione? A është e vërtetë se Zaev iu ka premtuar disa njerëzve të caktuar se në rrugën drejt BE-së, si pjesë e çmimit për ta fituar mbështetjen e Qeverisë bullgare do të jetë edhe shitja direkte e aksioneve shtetërore në Institucione shtetërore, të cilat duhet të kalojnë në kapital të biznesmenëve bullgarë, aksione për të cilat paralajmëroi shitje publikisht Qeveria Zaev?’ deklaroi Dimçe Arsovski, VMRO DPMNE.

Ndërkohë kryeministri bullgar, Borisov aludoi sërish se Shkupi është fajtore për veton.

“Bullgaria gjithnjë ka qenë e gatshme për dialog dhe mirëkuptim në zgjidhjen e çështjeve dyplaëshe me Republikën e Maqedonisë së Veriut, por kjo duhet të dëshirohet dhe zbatohet nga të dy anët”është shprehur Borisov në takim me euro-ambasadorët.

Shefja e diplomacisë bullgare, Zaharieva dënoi edhe një herë të gjitha format me të cilët qytetarë të caktuar maqedonas po shprehin mllef ndaj vetos bullgare, përfshirë edhe djegjen e flamurit bullgar ditë më parë. Sipas Zaharievës, kjo sjellje e papërgjegjshme e qytetarëve është e nxitur nga politika e Shkupit.

“Në të gjitha momentet më të vështira ne kemi qenë të parët dhe në disa raste të vetmit që i kemi mbështetur, por kur aq shpesh shohim se na e kthejnë me shkelje të fqinjësisë së mirë, mungesë sinqeriteti, vjen momenti që më nuk mund të durojmë. Shpresoj shumë që të bien emocionet dhe të fillohet politikëbërje me mençuri- deklaroi Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashtme e Bullgarisë (4:16-4:52)

Nisjen e bisedimeve me BE-në, Sofja e kushtëzoi me respektimin e formulimit të gjuhës në përputhje me Marrëveshjen 2017-tës, me udhërrëfyes preciz për zbatimin e marrëveshjes dhe heqje dorë nga pretendimet për pakicë maqedonase në Bullgari.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button