Japoni, me frymë mban kanaqe në trup

Japonezi, Suniçi Kano shënoi rekordin e vendosjes së më shumë kanaçeve në trup, përmes frymëmarrjes. Përmes një teknike të veçantë të frymëmarrjes, Kano arriti t’i vendosë në trupin e tij plotë 20 kanaçe pijesh dhe kështu hyri për herë të dytë në librin e rekordeve botërore Guines. Ai përdor një teknikë të veçantë të kontrollimit të frymëmarrjes dhe lëvizjeve të trupit për të cilën nevojitet shumë durim dhe disiplinë. Rekordin e parë të pazakontë, Kano e kishte shënuar vitin e kaluar duke vendosur në kokë 10 kanaçe pijesh.

LEXO EDHE:

Back to top button