VMRO-ja protesta para ministrisë së Shëndetësisë, kërkojnë dorëheqjen e Filipçes

“Rekorderë në vdekshmëri”, “Ministria e provizioneve”, “Le ta lajmë turpin e Filipçes dhe Zaevit”. Me parulla të tilla, VMRO DPMNE protestoi para Ministrisë së Shëndetësisë, dhe kërkoi dorëheqjen e Ministrit Venko Filipçe. Deputetja Dafina Stojanovska, tha se spitalet nuk kanë kushte adekuate për pacientët me kovid 19, dhe qytetarët lusin për vaksina. Kjo është arsyeja pse ata i bënë thirrje Filipçës dhe Kryeministrit Zoran Zaev të përgatiten për marrjen e përgjegjësisë, për neglizhimin e shëndetit të qytetarëve.

“A nuk mendoni se është e tepërt? A nuk mendoni se ne gjithashtu kemi fëmijë dhe prindër në shtëpi, për të cilët kujdesemi? Pikërisht për shkak të tyre ne jemi këtu. Fundja, shëndeti dhe jeta e të gjithë njerëzve në Maqedoni është në duart tuaja. Fatkeqësisht, duart tuaja janë të paafta dhe të ndyra me shumë krime, dhe gjëja më e madhe dhe e pafalshme është që ju guxuat të negocioni një fitim edhe nga blerja e vaksinave. Qofshi të mallkuar. Hiqni dorë dhe përgatituni për përgjegjësi”, deklaroi Dafina Stojanovska – VMRO-DPMNE.

LEXO EDHE:

Back to top button