‘Vogue’ rendit artistët që u veshën më bukur në ‘Grammy’ dhe listën e kryeson Dua Lipa

Mbrëmja e madhe e “Grammy Awards”, u mbajt këtë të dielë në të cilin edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa u nderua me një çmim mjaft të rëndësishëm. Ajo mori çmimin albumi më i mirë i zhanrit pop për albumin “Future Nostalgia”, ndërkohë në vitin 2019 u shpall artistja e re më e mirë.

Pas fitores së saj, të gjithë nxituan ta uronin Duan për çmimin e madh, ndërkohë vetë artistja ka reaguar së fundmi. Ajo ka publikuar foto nga ceremonia dhe ka falenderuar të gjithë ata që ja bënë mbrëmjen e “Grammy Awards” akoma dhe më magjike.

“Best Pop Vocal Album për Future Nostalgia! Një mbrëmje e mrekullueshme, faleminderit Grammy. Faleminderit Donatella Versace dhe skuadra e Versace për fustanin tim të ëndrrave dhe për gjithë veshjet e mia të ëndrrave gjatë natës! Jam kaq me fat për dashurinë tuaj dhe mbështetjen!”, ka shkruar Dua përkrah fotove.

Ndërkohë ajo që na bëri dhe më të lumtur ishte renditja që prestigjozia “Vogue” ka bërë për personazhet të cilët u veshën më bukur në këtë mbrëmje të rëndësishme dhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa qëndronte në krye të listës.

 

LEXO EDHE:

Back to top button