Vonesat e vaksinave, VMRO: Paaftësi e Zaevit, Filipçe të jep dorëheqje

Pas informacioneve për prolongimin e pranim-dorëzimit të 8000 vaksinave kundër Covid-19, që janë pjesë e donacionit të Serbisë për Maqedoninë e Veriut, nga VMRO- DPMNE-ja opozitare kanë reaguar duke e akuzuar kryeministrin Zoran Zaev për paaftësi, ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në lidhje me: Prolongohet pranim-dorëzimi i vaksinave nga Serbia

“Vonesa në pranim-dorëzimin e vaksinave që Qeveria Zaev e paralajmëroi për 10 ditë është pjesë e turpit dhe paaftësisë epike të Zaevit. Në vend që të justifikohen se edhe kjo është vetëm një perceptim, nesër ne presim që Filipçe të nënshkruaj dorëheqjen e tij dhe ta shpëtojë vendin nga paaftësia dhe turpi epik.”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button