Vrasja e nxënësve në Deçan, prokurori jep detaje në lidhje me sulmin misterioz

Kur kanë kaluar tre ditë nga vrasja misterioze e tre personave në Gllogjan ende nuk ka të arrestuar e as të dyshuar për këtë ngjarje.

Policia e Kosovës ka përjashtuar mundësinë që ky akt të jetë veprim terrorist.

Ndërkohë Prokuroria e Shtetit është në fazën fillestare të hetimit. Deri më tani ky krim juridikisht është cilësuar vetëm si vrasje e rëndë.

Ndërsa Prokuroria e Pejës ka arritur të identifikojë një detaj sa i përket armës me të cilën është kryer krimi.

 “Në bazë të gëzhojave që janë gjendur ne mund të japin një supozim. Si informatë fillestare dhe në bazë të gëzhojave të gjendura, janë zbrazur diku gjashtë apo shtatë plumba”, ka deklaruar kryeprokurori Agim Kurmehej.

LEXO EDHE:

Back to top button