Vritet biznesmeni shqiptar, djali i tij aksidentohet duke shkuar tek vendi i krimit

Biznesmeni 55-vjeçar Rakip Rroli i njohur ndryshe si Pilot Rroli u ekzekutua mëngjesin e sotëm me breshëri kallashnikovi, nga persona të paidentifikuar.

Lajmi për vdekjen e të atit ka tronditur djalin e tij, i cili sapo ka marrë vesh ngjarjen ka pësuar aksident në rrugë.

Mësohet se për shkak të shpejtësisë së lartë dhe lagështirës në rrugë, djali i Rrolit është përplasur me një shtyllë. Ende nuk bëhet me dije gjendje e tij shëndetësore.

Rakip Roli ishte babai i 3 fëmijëve. Burime nga policia bëjnë të ditur se janë identifikuar autorët e dyshuar të ekzekutimit të 55-vjeçarit. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për babë e bir.

Një nga pistat e hetimit është dhe aktiviteti që kishin dy djemte e viktimës.

LEXO EDHE:

Back to top button