Vuçiq: Do të përgjigjemi seriozisht nëse Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Vuçiq: Do të përgjigjemi seriozisht nëse Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në Bruksel se Beogradi do të përgjigjet “me përgjegjësi dhe seriozitet” nëse Kosova do të aplikonte për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Përpara darkës joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, Vuçiq tha se “është e qartë se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin dhe Serbinë”.

“Do të flas më shumë për këtë sonte pas takimit. Nëse ata e bëjnë këtë, atëherë është e qartë se për ta nuk ekziston as marrëveshja e Brukselit, as e Uashingtonit, as Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ata e shfuqizojnë plotësisht rendin juridik ndërkombëtar. Do të jetë interesante të shihet se kush nga të gjithë ata që betohen se do të respektojnë të drejtën publike ndërkombëtare do të mbështesë diçka të tillë. Ne do të përgjigjemi me përgjegjësi dhe seriozitet dhe do ta mbrojmë me forcë vendin tonë”, tha Vuçiq, përcjell N1.

Ai tha gjithashtu se në darkë “nuk priten bisedime të thjeshta” për shkak të shumë çështjeve që janë ngritur.

Vuçiq komentoi edhe pohimet se vendet që nuk i bashkohen sanksioneve kundër Rusisë nuk do të mund të marrin më pjesë në takimet me BE-në.

“Ata (BE) janë të fuqishëm dhe të fortë, ne jemi të vegjël dhe të dobët. Ata mund të bëjnë çfarë të duan dhe ne do të marrim vendime në përputhje me interesat tona”, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button