Vuçiq relativizon takimin Gjuriq-Radoiçiq, thumbon Sanduloviqin për homazhet në Prekaz

Vuçiq relativizon takimin Gjuriq-Radoiçiq, thumbon Sanduloviqin për homazhet në Prekaz

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar pas publikimit të fotografisë së ambasadorit serb në ShBA, Marko Gjuriq me të sanksionuarin e ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radoiçiq.

Derisa ka deklaruar se nuk e ka pyetur Gjuriqin për takimin me Radoiçiqin, i cili e ka marr përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë, Vuçiq ka thumbuar kryetarin e Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, për homazhet që ky i fundit ka bërë tek varri i Blerina Jasharit në Prekaz.

“S’e kam pyetur Marko Gjuriqin nëse është takuar këtu apo atje, as nuk e pyeta kur, ku dhe pse, ose nëse është ngrit nga tavolina për tu parë me Milan Radoçiqin, për t’u ulur për dy minuta apo ka ardh me të, asgjë nuk e kam pyetur, po vetëm i kam shikuar të gjithë denoncuesit dhe injorantët tjerë sipas modelit te vitit 1943, si do ta raportojnë dikë diku, ‘imagjinoni me kriminelin serb është takuar’, me të vërtetë, ndërsa do t’i lavdëroni të gjithë ata që shkojnë tek varri i Adem Jasharit që vrau policët dhe ushtarët serbë të ligjshëm, dhe prapë do të luani rolin e viktimës”, ka thënë ai për mediat serbe.

LEXO EDHE:

Back to top button