Xhekson Osvallt, 12 vjeçari që bëri shkrirjen atomike

Pak orë para se të mbushte 13 vjeç në vitin 2018, Xhekson Osvallt shkriu së bashku dy atome deuteriumi në dhomën e tij të lojërave në Memfis, SHBA. Atomet e shkrira krijuan atomin e njohur si Helium 3 dhe lëshuan një neutron që mund të përdoret për ngrohjen e ujit dhe krijimin e elektricitetit. Arritja e tij u verifikua nga shkencëtari i përzierjeve atomike Riçard Hall. Xhekson, cili mori çmimin e rekordeve Gines, thotë se shkrirja është një proces i rrezikshëm për shkak të elektricitetit të lartë që përdor reaktori. Temperatura në reaktor ndryshon por ajo arrin deri më 100 milion gradë Kelvin. Ai filloi të jetë i interesuar për fizikën tre vite më herët kur mësoi për historinë e shkencëtarit i cili para Xheksonit ishte më i riu që kishte bërë shkrirje atomike në moshën 14 vjeçare.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button