" "
Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, është rikthyer në Shqipëri. E shoqëruar nga prindërit si dhe i fejuari i saj, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, u prit nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Veliaj i dhuroi këngëtares një targë simbolike “Dua 100”, kapelen e gruas tironse, si dhe diskun muzikor me këngë popullore të Shqipërisë së mesme, realizuar në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, “Tirana 100”.








