Yung Miami thyen heshtjen rreth lidhjes me P.Diddyn

Yung Miami thyen heshtjen rreth lidhjes me P.Diddyn

Ylli televiziv, Tung Miami, ka thyer heshtjen rreth lidhjes që ka pasur me reperin, Sean Combs, të njohur si P.Diddy, duke thënë se ai nuk ishte i keq me të. Deklarata Miamit, emri i vërtetë i të cilës është, Cresha Brownleesaj, vjen pasi ndaj reperit janë ngritur disa padi për dhunë fizike, dhunë seksuale, ngacmim, shantazh, drogim e trafikim.

“Nuk mund të flas për diçka që nuk e di. Nuk mund të flas për akuzat ndaj Diddyt sepse në atë kohë nuk kam qenë vërdall. Nuk e kam njohur në mënyrën që përshkruhet. Nuk ka qenë eksperiencë e imja”, ka thënë reperja e cila ka qenë e ulur nën shoqërinë e yllit Sucy Santana, në premierën e sezonit të dytë të emisionit “Caresha Please”, i cili transmetohet në Revolt TV.

Nëna e dy fëmijëve filloi të fliste duke adresuar marrëdhënien që kishte me Diddyn, duke thënë se muajt e fundit kanë qenë të vështirë për shëndetin e saj mendor.

“Një minutë jam mirë, e në minutën tjetër jam e trishtuar. Në një minutë mendoj me vete “lëri këto gjëra’ pastaj për një moment i shikoj fëmijët e mi dhe mendoj me vete ‘se kam bërë tërë këtë punë të vij këtu ku jam, për t’u rikthyer prapa”, ka thënë ndër të tjera Miami.

Ajo dhe Diddy janë lidhur në vitin 2021. Rreperi pati konfirmuar se ata janë në një marrëdhënie romantike, kur u shfaq në emisionin e saj në qershor të vitit 2022.

Javë më vonë ajo përkrahu Diddyn me një pankartë ku shkruhej “Go Papi!”, kur ai mori çmimin për vepër jetësore në spektaklin BET Awards. Ani pse ata shkuan edhe në ngjarjen MET Gala bashkë, Miami asnjëherë s’ka menduar të ketë lidhje serioze me Diddyn. Në një deklaratë për revistën The Cut ajo pati thënë “ai nuk është burri im”.

Miami ka qëndruar e heshtur kur ndaj Diddyt u ngritën një sërë padish për dhunë fizike e seksuale, ndërkohë që doli edhe një video ku ai shihej duke rrahur ish-të dashurën e tij, këngëtaren Cassie, në hollin e një hoteli.

Diddy, në muajin nëntor të vitit 2023, mori padinë e parë për dhunë fizike, trafikim, abuzim seksual, ngacmim e drogim, nga ish-e dashura e tij, me të cilën ishte në lidhje 10 vjet, këngëtarja Cassie, emri i vërtetë i të cilës është Cassandra Ventura. Ai i ka mohuar pretendimet e Cassiet, dhe padia është zgjedhur menjëherë të nesërmen në instanca private.

Padia e saj u pasua nga ata të disa personave të tjerë, përfshirë producentin muzikor Rodney Jones, i njohur me nofkën lil’ Rod, i cili në dokumente të padisë përmendi edhe emrin e Miamit. Në padinë e Lil’ Rodit, pretendohet se Combs është krekosur se ka Miamin dhe të tjera gra që i paguan për të qëndruar me të e për t’i kryer shërbime të ndryshme seksuale.

Ndërkohë Miami, nuk ka folur rreth pretendimeve që ka bërë Lil’ Rod në padi.

Ajo ka thënë se gradualisht është distancuar nga Diddy, kur nisën paditë kundër tij.

“Kur dolën në shesh të gjitha këto gjëra, kisha nevojë të pushoja e të fokusohesha në atë që është e rëndësishme, gjë që jam unë, karriera ime e familja. Kisha nevojë ta lija atë të shikonte se si t’ia dilte mbanë më gjithë këtë vet, sepse nuk mund të përfshihesha në këtë çështje”, ka thënë Miami në emision.

Kur u pyet se a kishte abuzuar Diddy ndonjëherë me të, ajo u përgjigj duke thënë se “kam pasur përvojë me dhunë në familje në dy lidhjet e mija të mëparshme dhe është diçka me të cilën nuk qëndroj”.

Miami, në vitin 2022 nisi emisionin e saj në televizionin Revolt, televizion ky i cili ishte nën pronësi të Diddyt, të cilin e ka themeluar në vitin 2013. Ai u tërhoq nga roli i tij si drejtor dhe shiti aksionet e tij në muajin qershor.

Një zëdhënës pati thënë për revistën “People” se Diddy nuk ishte i përfshirë në punën e përditshme të kompanisë edhe para se të tërhiqej.

Diddy i shiti aksionet, pasi Rolling Stone publikoi hulumtimin gjashtë muajsh mbi historinë e dhunës që datonte para se reperi të niste karrierën, me qindra ish-shokë të tij, punonjës të kompanisë së tij “Bad Boys” si dhe artistë që folën kundër tij.

LEXO EDHE:

Back to top button