Zaev për vizitë pune në Gjermani, do të merr Çmimin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2020

Kryeministri Zoran Zaev do të zhvillojë një vizitë pune në Berlin të Gjermanisë, me rastin e ndarjes së Çmimit për të Drejtat e Njeriut 2020 nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES).

Ceremonia do të hapet nga Ministri i Punëve të Jashtme në Republikën Federale të Gjermanisë – Michael Roth në ora 15:45.

Kryeministri Zaev, do të jetë i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme – Bujar Osmani, i cili  do të ketë takime pune me kryediplomatin gjerman Roth, me Bashkë-Presidentin e Partisë Social Demokrate të Gjermanisë Norbert Walter – Borjans dhe me deputetë Nils Schmid nga SPD dhe Jürgen Hart nga CDU / CSU.

LEXO EDHE:

Back to top button