Zaharieva: Akoma herët për të nisur bisedimet

 Avancime mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ka, por ende nuk ka zgjidhje konkrete. Kështu ka deklaruar për mediat bullgare, ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva pas takimit të fundit mes palëve në Berlin me ndërmjetësimin e ministrave gjermanë. Ajo shton se edhe krahas avancimeve në negociatat që zgjatën pesë orë, me Ministrin për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov dhe ministrin e punëve të jashtme Bujar Osmani, Bulgaria nuk ende nuk mund të miratojë kornizën për negociatat të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

- Advertisment -

 “Ende kemi mundësi të merremi vesh për kornizën e negociatave. Nuk bëhet fjalë për kontestimin e realitetit, por për shprehjen në realitet të së vërtetës historike, që reflektohet madje edhe në pohimet për pakicën- deklaroi Ekaterina Zaharieva, Ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Për dallim nga Zaharieva e cila shprehu qëndrimet e palës bullgare pas takimit në Berlin, Dimitrov dhe Osmani nuk japin detaje. Vetëm përmes një kumtese për media falenderuan Gjermaninë për angazhimin dhe mbështetjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qeveria e RMV-së

“Kontaktet e shpeshta dhe takimet në nivel të lartë janë në funksion të mirëkuptimit më të madh me Bullgarinë fqinje. Këto komunikime çojnë drejt mirëkuptimit më të madhem, ndaj përforcimit të besimit dhe ndaj afrimit të pozitave”.

Në kumtesë nga Qeveria thonë se, vendi jonë e respekton dhe është e përkushtuar në zbatimin e  Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, e cila ofron kornizë dhe instrumente për menaxhimin e çështjeve bilaterale. Ndërsa shtojnë se besojnë që çështjet historike mes dy vendeve do të mund të zgjidhen përmes Komisioneve për çështje historike dhe arsimore.  Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Hajko Mas dhe ministri për Evropën Mihail Rot, të hënën ftuan Ministrin për Euro-integrime Nikolla Dimitrov, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin në Berlin në takim të përbashkët me Ministren e Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. Kjo në përpjekje që të gjendet zgjidhje para vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian, për seancën e parë ndërqeveritare të BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Bulgaria për momentin insiston që në dokumentet e BE-së me çdo kusht të përdoret emri i plotë i vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut, mos përdorimi i termit “gjuha maqedonase” në dokumentar e BE-së, dhe e treta është ekzistimi i pakicës maqedonase në Bullgari.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button