Rishikimi i buxhetit, debati përfundon sot

Dita e fundit e debatit parlamentar mbi rishikimin e propozim-buxhetit nga deputetët e pushtetit dhe opozitës u përdor për akuza të ndërsjella se kush ka bërë më shumë për shtetin. Për opozitën, problemi më i madh në rishikimin e ri të buxhetit është ulja e investimeve kapitale, si dhe borxhi që shteti do ta ketë të vështirë ta shlyejë.

“Buxheti është bosh, nuk mund ta mbushni. Parashikoni rritje çdo vit, nuk ka rritje në buxhet, parashikimet janë se vetëm do të rritet vrima. Vitin e ardhshëm si do të gjeni para, dhe ato para që do t’i kërkoni janë shumë të shtrenjta. Prandaj, vitin e ardhshëm nuk do të keni asnjë projekt të vetëm kapital, edhe pse premton shumë, do të gënjeni përsëri- deklaroi Vllado Misajlovski – deputet i VMRO-DPMNE-së.

 Për deputetët e pushtetit, ka mjaft projekte kapitale në rishikimin buxhetor të shtetit që do të realizohen deri në fund të këtij viti.

“Nëse e keni lexuar mirë buxhetin, do ta shihni se parashikojmë 644 milion denarë në këtë rishikim buxhetor deri në fund të këtij viti fiskal, nga të cilat 500 milion denarë shkojnë direkt në projekte kapitale për t’i ndihmuar direkt komunat. Nga ato 644 milion, 144 shkojnë drejtpërdrejt në ndërmarrjet publike dhe kjo është shqetësim për qytetarët- pohoi Kostadin Kostadinov – deputet i LSDM-së.

 Rishikimi i dytë i buxhetit lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e pakos së katërt të masave ekonomike. Ndër masat është ndihma financiare për kompanitë për dhënien e pagave. Për shkak të afatit të shkurtër të aplikimit, Qeveria, duke ndërhyrë në Ligjin për Mbështetje Financiare, do të zgjas afatin deri në 10 nëntor, kur kompanitë do të jenë në gjendje të aplikojnë. DAP u bëri thirrje punëdhënësve që të paguajnë pagat e tetorit të punëtorëve, dhe pastaj ata do të marrin pagat e subvencionuara me korrigjim. Ndihma do të lëvizë nga 14,500 deri në 21,770 denarë në varësi të shumës së rënies së të ardhurave.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button